“Të mos shtohen plagët tona me lajme të pavërteta” – Reagon vëllai i të dyshuarës për rastin në Podujevë

“Të mos shtohen plagët tona me lajme të pavërteta” – Reagon vëllai i të dyshuarës për rastin në Podujevë

Pas ngjarjes së rëndë në Majac të Podujevës familjarë të të dyshuarës për rastin, Ardita Gashi, kanë reaguar, shkruan Gazeta Enigma.

Vëllau i të ndjerës, Ardit Gashi ka reaguar publikisht duke kërkuar nga mediat dhe gjithë të tjerët të mos përhapin informacione të rreme.

“Ju lutemi të gjithëve që të mos shpërndani lajme të rrejshme. Ne si familje nuk kemi pasur konfilikte, dhe shumë gjëra që po qarkullojnë nuk janë të vërteta,” është shprehur ai.

Ngjarja ka qenë goditje e rëndë dhe e papritur për familjen, ka shtuar Gashi.

“Kjo është një dhimbje shumë e madhe për ne. Ju kërkojmë mirëkuptim dhe respekt në këto momente të vështira dhe të mos shtohen plagët tona me lajme të pavërteta. Ju lutem të respektoni dhimbjen dhe privatësinë tonë. Rrrethanat e plota të ngjarjes do të sqarohen nga autoritetet”, thuhet në njoftimin e tyre.

Related Articles