Të moshuarit ukrainas: Duam të vdesim në shtëpi

Të moshuarit ukrainas: Duam të vdesim në shtëpi

Fshati i vogël Serhiivka në Ukrainën lindore, ishte tërësisht i qetë të dielën. Këtu, para pushtimit rus, banonin rreth 1500 njerëz, ndërsa aktualisht kanë mbetur rreth 300. Ky numër po zbret dita-ditës.

Mosha mesatare në këtë zonë është e madhe, pasi shumica dërrmuese e të rinjve janë larguar. Por këtë nuk e kanë bërë prindërit dhe gjyshërit, shkruan BBC-ja të hënën.

“Kam jetuar gjithë jetën këtu, nuk do të shkoj askund”, deklaroi Mykola Luhynets, një 59-vjeçar, që mbante një pushkë dhe shiritin e mbrojtjes, derisa tha se do të qëndrojë në vendlindje për ta mbrojtur vendin “nëse është e nevojshme”.

Në periudha normale, Serhiivka, është një fshat industrial dhe bujqësor. Shumica e banorëve janë fermerë apo staf në fabrikën lokale të qymyrit. / Gazeta Enigma.

Related Articles