Të paktën 902 civilë janë vrarë dhe 1,459 të tjerë janë plagosur në Ukrainë deri në mesnatën e 19 marsit, tha Zyra për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara.
Shumica e viktimave janë shkaktuar nga armët shpërthyese, të tilla si artileria e rëndë, sistemet e hedhjes së raketave të shumëfishta, sulmeve me raketa dhe sulmeve ajrore tha Zyra për të Drejtat e Njeriut (OHCHR).
Sipas OHCHR-së, numri real i viktmave konsiderohet të jetë më i lartë, por ekipi i kësaj agjencie, që gjendet në Ukrainë, ende nuk ka arritur të marrë informacione apo të konfirmojë rastet e vrasjeve në disa qytete që janë goditur më rëndë, përfshirë edhe në Mariupol, tha agjencia. /Gazeta Enigma.