Një incident ka ndodhur rreth orës 16:10 pranë Gjykatës Themelore në Pejë, saktësisht në rrugën “Hasan Murati”.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënës polici për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku njoftoj se dy persona kanë mbetur të lënduar.
Gashi bëri të ditur se të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim, ndërsa i dyshuari është arrestuar.
“Njësitet kompetente, hetuesit dhe prokurori janë në vendngjarje dhe po merren me rastin,” tha Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Pejës.