Një person është plagosur në Prizren pas të shtënave me armë zjarri.
Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar Policia për rajonin e Prizrenit.
“Me datë 08.11.2024 rreth orës 17:10, afër lagjes së spitalit ka pas një gjuajtje me armë zjarri. Një person ka pësuar lëndime në këmbë”.
“Të përfshirë në përleshje kanë qenë kater persona (dy palë), deri te gjuajtja ka ardhë pas nje mosmarrveshje në mes të palëve. Një gëzhoj është gjet në vendngjarje. Të dyshuarit janë arrestuar, disa persona janë duke u intervsituar”, thuhet në njoftimin e Policisë.