Në mesditën e 2 tetorit në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë, janë dëgjuar të shtëna me armë, shkruan Enigma.
Rastin për e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ai shtoi se janë konfiskuar edhe dy armë, dhe se nuk është raportuar për të lënduar.
“Sot, rreth orës 12:00, është raportuar për të shtëna me armë në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë. Nga të shtënat me armë nuk raportohet për të lënduar. Ne vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja, ndërsa janë konfiskuar dy armë”.
“Lidhur me rastin, shtatë persona janë shoqëruar në polici për intervistim. Hetuesit policor po vazhdojnë rrjedhën e hetimeve”, ka thënë Zahiti për Enigmën.