Të shtëna me armë zjarri ka pasur para pak minutash në fshatin Bardhosh të Prishtinës, raporton Gazeta Enigma.
Nga këto të shtëna janë plagosur dy persona, në ndërkohë që viktimat janë dërguar në QKUK për të marrë trajtim të mjekësor.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën “Enigma” zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes.
“Rreth orës15:30 është pranuar informata për një rast të plagosjes me armë zjarri të ndodhur në fshatin Bardhosh të komunës së Prishtinës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se dy persona janë plagosur me armë zjarri nga persona aktualisht të panjohur. Ndërkohë që viktimat janë dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, hetuesit policor kanë nisur një hetim me qëllim të sqarimit të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin si dhe identifikimin e të dyshuarve të mundshëm”, thuhet nënjoftimin e Policisë.