Të shtëna me armë zjarri në Mramorë të Prishtinës, plagosen dy persona

Të shtëna me armë zjarri ka patur pak më parë në lagjen Suteskë të fshatit Mramorë, të Prishtinës.

Si pasojë e këtyre të shtënave me armë zjarri, janë plagosur dy persona.

Llajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 15:30, është pranuar informacioni për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen Suteskë të fshatit Mramorë të komunës së Prishtinës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur  në të dhënat e para,  janë ngritur dyshimet se dy persona, kanë marrë plagë nga arma zjarrit”, tha Borovci.

Tutje, Borovci ka thënë se të njëjtit janë dërguar në QKUK, për trajtim të mëtutjeshëm shëndetësorë.

“Të njëjtit janë dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për  sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, përfundoi ai./Gazeta Enigma/

Related Articles