Ten Hag i kënaqur me Ronaldon pas rikthimit me gol: Ai ishte i mrekullueshëm

Ten Hag i kënaqur me Ronaldon pas rikthimit me gol: Ai ishte i mrekullueshëm

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, ishte i lumtur që pa Cristiano Ronaldon në formë në fitoren e tyre kundër Sheriff Tiraspol në Ligën e Evropës.

Ylli portugez u rikthye në formacionin e Unitedin për herë të parë pasi u largua drejt zhveshtores para mbylljes së ndeshjes në fitoren e madhe ndaj Tottenhamit javën e kaluar – duke e detyruar Ten Hag ta suspendojë për ndeshjen me Chelsean fundjavën e kaluar.

Sulmuesi u kthye nga ky ‘mërgim i përkohshëm’ në stërvitjet me ekipit të parë të hënën dhe të enjten menjëherë ishte pjesë e formacionit në Ligën e Evropës, ku shënoi edhe një gol.

Ten Hag është i bindur se Ronaldo do të vazhdojë të shënojë edhe pas fitores 3-0.

“Ai ishte i mrekullueshëm. Krijoi raste dhe skuadra krijon për të. Ai ka nevojë për një gol për të kapërcyer atë pikë dhe unë jam i bindur se do të arrijë më shumë gola”, ka thënë fillimisht Ten Hag për BT Sport.

“Doja të shihja Cristianon dhe Marcus Rashford afër së bashku, dhe kjo është arsyeja pse ne bëmë zëvendësimin tonë të planifikuar për të larguar Antonyn”.

“Zëvendësimet tona ishin të planifikuara. Ne jemi të sigurt që do të shkojmë në ndeshjen e fundit në atë që duhet të bëjmë”, përfundoi trajneri i Unitedit.

Related Articles