Tensionet Ukrainë-Rusi, Biden thërret konferencë për media

Tensionet Ukrainë-Rusi, Biden thërret konferencë për media

Sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki tha se komentet e ardhshme të Presidentit Biden “do të ofrojnë një përditësim mbi ngjarjet që lidhen me Ukrainën, jo shpalljen e politikë të re”.

“Ai do të flasë për situatën në terren, hapat që kemi ndërmarrë, veprimet që jemi të përgatitur të ndërmarrim, çfarë është në rrezik për SHBA-në dhe botën dhe se si kjo mund të ndikojë tek ne në shtëpi”, tha Psaki në një postim në Twitter.

Më herët, Shtëpia e Bardhë tha se Biden do të “bëjë vërejtje të shkurtra” për situatën Ukrainë-Rusi.

“Ai do të përsërisë se Shtetet e Bashkuara mbeten të hapura ndaj diplomacisë së nivelit të lartë në koordinim të ngushtë me aleatët tanë, duke u mbështetur në platformat e shumta diplomatike që ne dhe aleatët dhe partnerët tanë i kemi ofruar Rusisë muajt e fundit. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të besojnë se diplomacia dhe de-përshkallëzimi janë rruga më e mirë përpara, por është e përgatitur për çdo skenar”, thuhet në komunikatën e Shtëpisë së Bardhë.

Ndryshe, sipas raportimit të CNN, Biden pas disa orësh do të dalë me adresim të ri për media pas situatës në Ukrainë.

Related Articles