Tensionet Ukrainë – Rusi, Osmani tregon pasojat e mundshme për rajonin tonë

Tensionet Ukrainë – Rusi, Osmani tregon pasojat e mundshme për rajonin tonë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmëruan të premten se Rusia tashmë ka numër të mjaftueshëm të ushtarëve për sulm ndaj Ukrainës dhe se një gjë e tillë mund të ndodhë së shpejti.

Edhe Britania ka paralajmëruar për krizën më të madhe të sigurisë ndër dekada, pas një përpjekje të përtërirë diplomatike për të ulur tensionet të lidhura me grumbullimin e trupave ruse në kufirin me Ukrainën.

Shqetësimet për tensionet mes shtetin të Ukrainës dhe të Rusisë po i ka edhe Kosova, shkruan Gazeta Enigma.

Shqetësimet për këtë situatë i ka konfirmuar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë për radion britanike Times Radio.

“Natyrisht, ashtu si pjesa tjetër e botës demokratike, ne jemi thellësisht të shqetësuar për ngjarjet që po zhvillohen në Ukrainë”, ka thënë Osmani.

Ajo fillimisht ka dëshiruar që të shpreh mbështetjen dhe solidaritetin e vendit me popullin e Ukrainës, si dhe mbështetjen e plotë për sovranitetin dhe integritetin territorial.

“Ne besojmë fuqishëm se ajo që po ndodh është një abuzim flagrant i pushtetit dhe një shkelje e të drejtës dhe praktikave ndërkombëtare nga Rusia”, thotë presidentja e Kosovës.

Tutje ajo ka shtuar se “në fakt kjo po ndodh si në mënyrën fizike për sa i përket mobilizimit ushtarak rreth kufirit, ashtu edhe në mënyrë digjitale, me një përhapje sistematike të dezinformatave”

“E vërteta është se Ukraina është një vend i lirë, i pavarur dhe i takon popullit të lirë dhe demokratik të Ukrainës që të marrë vendime për të ardhmen e tyre, nëse janë të lidhura me Ukrainën apo nëse kanë të bëjnë me sigurinë apo çështje të tjera”

“Kjo është arsyeja pse në besojmë se këto ngjarje në fakt nuk kanë të bëjnë vetëm me Ukrainën, por ato kanë të bëjë edhe me llojin e botës në të cilën duam të jetojmë dhe me llojin e demokracive që duam të ndërtojmë dhe llojin e luftës që duam të luftojmë kundër autokracive”, nënvizon Osmani.

Osmani ka treguar se si Rusia i dhuron armatim dhe mbi të gjitha e shtynë Serbinë përpara në mënyrën e të menduarit dhe veprimit rus.

Presidentja ka përmendur edhe rastin e ngjarjeve të shtatorit dhe tetorit kur Serbia në afërsi të kufirit ngriti MIG-ët e Rusisë dhe ekspozoi armatimet tjera ruse e kineze.

“Në përgjithësi po e përdor Serbinë si satelit të saj, përmes bashkëpunimit ushtarak, stërvitjeve ushtarake, donacioneve ushtarake, bashkëpunimit ekonomik dhe duke shtyrë përpara mënyrën e të menduarit dhe veprimit rus e cila ka destabilizuar vende të tjera të rajonit, të cilat janë duke u përpjekur të anëtarësohen në NATO dhe Bashkim Evropian.Ata janë duke u përpjekur të shkatërrojnë të gjithë vlerat perëndimore të ndërtuar anë këtë rajon me shumë investime, sakrifica dhe punë. Dhe në të njejtën kohë duke mbështetur përpjekjet e Serbisë, p.sh në me rastin e tensioneve në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në shtator dhe tetor, teksa Serbia kishte vendosur ushtrinë e saj rreth kufirit të Kosovës, paralelisht solli MIG-ët rus dhe llojet e armëve të tjera kineze”, ka shpjeguar Osmani.

Ajo tutje ka përmendur edhe faktin se si ambasadori rus në Beograd kishte ardhur në afërsi të kufirit të Kosovës, për siç thotë Osmani, t’i nxitur dhe trimëruar për idetë që Rusia po përpiqet t’i shtyjë përpara në Ukrainë.

“Pra siç thash ky është modeli rus. Është mënyra e tyre e të menduarit në raport me të tjerë, respektivisht fqinjët”, ka thënë tutje presidentja.

Intervista e plotë:

Në anën tjetër, të shtunën mbi një mijë qytetarët ukrainas kanë protestuarnë kryeqytetin Kiev kundër agresionit rus për pushtim të Ukrainës.

Ata kanë protestuar me moton “Ukrainasit do të rezistojnë” teksa tensionet janë përshkallëzuar pasi ShBA-ja paralajmëroi se Putin mund të urdhërojë ushtrinë ta sulmojë Ukrainën së shpejti.

Pamje nga protesta

ShBA-ja, Britania dhe disa vende të tjera u kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre që të largohen sa më shpejt nga Ukraina nga frika për një sulm të mundshëm rus.

Sidoqoftë, Rusia ka mohuar se ka plane për ta sulmuar shtetin fqinj dhe i ka akuzuar vendet e mediet perëndimore për përhapje të një “fushate dezinformimi” me qëllim të “devijimit të vëmendjes nga veprimet e tyre agresive”. /Gazeta Enigma/

Related Articles