Tentativa e radhës për konstituimin e Kuvendit

Tentativa e radhës për konstituimin e Kuvendit

Duke nisur nga ora 10:00 deputetët e Kuvendit të Kosovës do mblidhen sërish për tentativën e radhës për konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e kryeparlamentares, raporton Gazeta Enigma.

LVV-ja po vazhdon që për këtë pozitë ta propozojë vetëm emrin e Albulena Haxhiut, teksa emri i saj po kundërshtohet nga opozita.

Ndonëse s’ka pasur sinjale se partitë kanë lëvizur nga qëndrimet e tyre “betonike”, edhe Kuvendi nuk pritet se mund të zhbllokohet as sot. / Gazeta Enigma.

Related Articles