Sot duke filluar nga ora 10:00 deputetët e Kuvendit do të mblidhen për të vijuar punimet e seancës konstituive të Legjislaturës së nëntë, raporton Gazeta Enigma.
Në rend ditë janë: zgjedhja e kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës.
Ndryshe edhe në seancën e e kaluar konstituive, nuk u arrit që deputetja e VV-së Albulena Haxhiu, të marrë besimin e deputetëve.
Me 57 vota për, 46 kundër dhe tri abstenime, kryesuesi Avni Dehari konstatoi se propozimi nuk kalon dhe seancën e ndërpreu.
Partitë opozitare kanë deklaruar tashmë se Haxhiun nuk e mbështesin për këtë post, ndërsa nga VV kanë thënë se nuk do ta ndërrojnë.