Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e sotme në Gjakovë, raporton Gazeta “Enigma”.
Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ku tha se viktima po lëvizte me veturën e tij derisa sa u qëllua me armë zjarri nga një automjet tjetër në lëvizje.
“Rreth orës 16:50, një burrë ka raportuar në polici se derisa po lëvizte me veturën e tij në rrugën “Beqir Kastrati” në Gjakovë, është qëllua me armë zjarri nga një automjet tjetër. Viktima nuk ka pësuar lëndime trupore. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është filluar me hetime për zbardhjen e rrethanave. Prokurori i Shtetit është informuar për rastin, përderisa jemi të angazhuar për të identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin/it”, tha Elezaj. /Gazeta Enigma/