Tentim vrasje në Kaçanik

Tentim vrasje në Kaçanik

Një tentim vrasje ka ndodhur ditën e premte në Kaçanik.

Policia njofton se një person ka sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar, duke i shkaktuar lëndime të rënda.

“Rr. Vëllezërit Qaka, Kaçanik 15.10.2021-20:34. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti, për motive ende të panjohura ka goditur me një mjet të mprehtë-thikë viktimën mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është e rëndë”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles