Tentoi të ik nga Policia, njësia e antidrogës arreston një person në Fushë Kosovë, i gjendet drogë dhe para

Tentoi t’iu ikë policisë, por përfundoi në pranga. I dyshuari G.A, u arrestua në Fushë Kosovë nën dyshimin për trafikim me markotikë, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas njoftimit, në momentin kur policia e kishte ndaluar automjetin ku gjendej i dyshuari, ky i fundit kishte tentuar që të ikte me një çantë në krahëror, por pa sukses.

Të dyshuarit filimisht iu kontrolluan xhepat e pantallonave ku janë gjetur, 11 qese me narkotik të dyshuar të llojit Mariuhanë me peshë 10 gramë, një peshore digjitale si dhe 545 euro.

“Ndërsa, gjatë kontrollit të çantës së kraharorit i janë gjetur: një qese me narkotik të llojit Mariuhanë me peshë 535 gramë, tetë qese me narkotik të llojit Kokainë me peshë tre gramë, një grinder (mulli) për bluarje të narkotikeve, si dhe një qese e madhe me rreth 1 mijë paketime të vogla të cilat shërbejnë për ndarje të narkotikeve:, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në vazhdim të operacionit në konsultim me prokurorin kujdestar është bastisur edhe banesa e të dyshuarit në qytetin e Fushë Kosovës, por që nuk ka rezultuar me gjetjen e ndonjë sendi të dyshimtë.

Related Articles