Ndërmarrja publike Termokos ka nisur sezonin e ngrohjes në kryeqytet, pas temperaturave të ulëta që kanë mbizotëruar ditëve të fundit.
Për herë të parë sezoni i ngrohjes nga Termokosi ka nisur para afatit ligjor.
“NP “Termokos” SH.A., pasi ka përfunduar të gjitha përgatitjet e nevojshme, në koordinim të ngushtë me KEK-un, ka filluar të marrë energji termike për të nisur sezonin ngrohës 2025/2026. Kjo është hera e parë në historinë e ekzistimit të ndërmarrjes, që sezoni ngrohës nisë 8 ditë para afatit të zakonshëm për fillimin e furnizimit, si reagim i menjëhershëm ndaj përkeqësimit të motit dhe në harmoni të plotë me ligjet në fuqi, përkatësisht me rregulloren e ZRRE-së për furnizim me energji”, thuhet në njoftimin e kësaj ndërmarrje.
Në njoftim thuhet se procesi i ngrohjes do të nis gradualisht me kapacitet me të ulët për shkak të sistemit kompleks.
Sipas afatit ligjor sezoni i ngrohjes nis nga 15 tetori.