Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka arritur sot në Kosovë për të vizituar varrin e babait, i cili u varros të martën, raporton Gazeta Enigma.
Ai qëndroi pak minuta tek varri i babait të tij dhe u largua nga aty.
Gjykata Speciale për vizitën e Thaçit, theksoi se ajo është “humanitare” dhe ai do jetë “me familjen e ngushtë”, duke mos specifikuar kohën sa do qëndrojë.
“ Për arsye bindëse humanitare, trupi gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë në Kosovë nga paraburgimi për Hashim Thaçin që t’i bëjë nderimet dhe të jetë me familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në paraburgim nga Dhomat e Specializuara”, thuhet në përgjigjen e kësaj gjykate. / Gazeta Enigma.