Theret me thikë një i mitur në Gjakovë, familjarët kërkojnë gjak për t’ia shpëtuar jetën

Theret me thikë një i mitur në Gjakovë, familjarët kërkojnë gjak për t’ia shpëtuar jetën

Policia ka arrestuar një të mitur, pasi dyshohet se ka therur me thikë një të mitur tjetër në Gjakovë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar prokurori i shtetit. Është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes si dhe është arrestuar një i dyshuar”, tha ai.

Ndërsa, Klankosova.tv ka kontaktuar me Besim Hajdarin,  familjarin e të miturit që mbeti i therur me thikë, për të cilin tha se kanë nevojë për gjak të grupit 0 negativ.

“Rasti ka ndodhur dje rreth paradites. Jemi duke luftuar me jetën e tij. Jemi duke u këshilluar edhe me mjekun për ta futur prapë në operacion. Grupi i gjakut është 0 negativ. Ka humbje të madhe të gjakut, andaj na duhet sërish”, tha ai.

Related Articles