Një person është therur me thikë dhe një tjetër është lënduar gjatë një përleshje në Gjakovë.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.
Ai për Gazetën “Enigma” ka thënë se përleshja ka ndodhur afër gjimnazit “Hajdar Dushi”.
“Afër gjimnazit “Hajdar Dushi” ka ndodhur në përleshje mes disa personave, ku një person është therur me thikë dhe ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në spitalin rajonal të Gjakovës. Ndërsa personi i dytë është lënduar dhe është dërguar në ambulancën e qytetit“, ka thënë ai.