Një person është therrë me thikë pas një mosmarrëveshje të më hershme.
Kjo u bë e ditur nga Policia e Kosovës, derisa në njoftim thuhet se ngjarja ka ndodhur në Prishtinë.
Viktima ka marrë lëndime të rënda, ku është dërguar në tretman mjekësor në QKUK.
“Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti si pasoj e një mosmarrëveshje të më hershme, është sulmuar fizikisht (therrë me thikë) nga një i dyshuar mashkull kosovar. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK”, thuhet në njoftim.