Një person ka vdekur, pasi ka marrë lëndime të rënda nga një mjet i mprehtë.
Ngjarja ka ndodhur këtë mbrëmjë, në rrugën “Pjetër Budi”, në Fushë Kosovë.
“Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se nga një mjet i mprehtë, lëndime të rënda trupore, ka pësuar një person, mashkull, i cili është dërguar për tretman mjekësor, në QKUK, nga ku jemi njoftuar se personi i lënduar nuk ka arritë të përballoj plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, thuhet në përgjigjen e policisë.
Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar në ndriçimin, sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.