Një rrahje mes nxënësëve në shkollat fillore ka ndodhur para disa ditësh te shkolla ekonomike në Prishtinë, ku dy të mitur u therën me thikë.
Një person u arrestua atë natë, teksa dy të dyshuarit e tjerë fillimisht ikën, por tashmë kanë rënë në prangat e Policisë.
Kështu kanë bërë të ditur burimet e Sinjalit nga Prokuroria dhe kanë njoftuar se dy të dyshuarit, 16-vjeçarë janë arrestuar të enjten në Prishtinë. Të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit u dërguan në mbajtje për 24 orë.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, tre të dyshuarit do të hetohen për veprat penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Pjesëmarrje në rrahje”.
Ndryshe, natën kritike Sinjali ka publikuar edhe pamje nga vendi i ngjarjes, ku gjithçka dyshohet se ndodhi pas përfundimit të mësimit në këtë shkollë.