Tifozat Kuq e Zi kanë vazhduar të protestojnë ndaj Federatës së Futbollit Shqiptar dhe Presidentit, Armando Duka.
Së fundmi ata kanë publikuar fotografi nga protesta që kanë bërë mbrëmë në Tiranë, para ndeshjes Shqipëri-Andorë.
Nën moton “Djemtë e zgjedhur të Arbërisë, kundër pazarëve në emër të Shqipërisë”, tifozat kuq e zi kanë protestuar ndaj FSHF-së.
FSHF-ja, ditë më parë kishte marrë vendim të mos ndajë bileta për asnjë nga tifogrupet shqiptare, e kjo ka ngjallur reagime të mëdha.
“Mjaft më me pazaret e errëta! Ju nuk përfaqësoni zërin e tifozëve, por interesat personale. Duam futboll të pastër, jo modern, duam transparencë. Djemtë e zgjedhur të Arbërisë, kundër pazareve në emër të Shqipnisë” Ju nuk jeni mbi flamurin, popullin dhe mbi ne. Zëri ynë nuk do të “shterrojë” kurrë kundrejt padrejtësive… Shqipëria kurrë nuk shitet!”, thuhet në reagimin e TKZ-së.
Tifozat Kuq e zi janë duke protesuar prej kohësh, kur FSHF-ja vendosi të organozojë Kampionatin Evropian të U21, së bashku me Serbinë. /Gazeta Enigma