Tirana është shpallur kampione e Superiores në Shqipëri për sezonin 2021-22.
Bardhekaltërit të drejtuar nga trajneri Orges Shehi, kanë fituar titullin e 26-të në histori.
Pas fitores në derbi ndaj Partianit, skuadra me më së shumti tituj në Shqipëri, siguroi edhe matematikisht këtë sukses të jashtëzakonshëm, derisa kanë mbetur edhe tri javë drejt përfundimit të kampionatit.
Pjesë e këtij suksesi ishte edhe portieri i Kombëatres së Kosovës, Visar Bekaj.