Sot me fillim nga ora 17:00, në kryeqytetin e Shqipërisë do të zhvillohet protesta në mbështetje të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që gjenden në Hagë.
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së tri ditë më parë njoftoi se pritet që 60 autobusë të nisen nga qytete të ndryshme të Kosovës drejt Shqipërisë, për të marrë pjesë në këtë protest.
Protesta organizohet kundër, siç u tha, padrejtësive që po u bëhen ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Një protest e tillë ishte organizuar edhe në Prishtinë, e po ashtu edhe para Gjykatës Speciale në Hagë