Tiranë: Sot mbahet samiti për Ukrainën, kjo është agjenda

Tiranë: Sot mbahet samiti për Ukrainën, kjo është agjenda

Sot në Tiranë mbahet Samiti për Ukrainën, raporton Gazeta “Enigma”

Në këtë takim do të merrë pjesë edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i cili mbrëmë ka arritur në Tiranë.

Tashmë është bërë e ditur edhe agjenda për ditën e sotme, ku pas takimit kokë me kokë pritet të ketë edhe një takim bilateral mes dy delegacioneve, atij ukrainas dhe delegacionit shqiptar.

Agjenda e Samitit të Ukrainës (28 Shkurt 2024)

09.00 – Presidenti Zelensky do të mikpritet nga Kryeministri Rama, në Kryeministri.

09.05 – Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Presidentin e Ukrainës Zelensky.

9.30 – Takimi bilateral mes dy delegacioneve.

10.10 – Firmosja e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës

11.00 – ​​Doorstep dhe mbërritja e liderëve  ( Pallati i Kongreseve)

11.30-Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë fjalët hapëse të Sesionit.

13:00 – Foto Familjare

Të gjitha mediat

13.30 – ​​Kryeministri Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky do të mbajnë një Konferencë të përbashkët për shtyp.

Related Articles