Top Ligat europiane, ndeshje tejet interesante

Top Ligat europiane, ndeshje tejet interesante

Rikthehet futbolli në kontinentin e vjetër në të gjitha ligat europiane pas kualifikueseve të javës kaluar. Shumë “Sfida” të rëndësishme janë në programin e së shtunës dhe të dielës në Top Ligat kryesore, shkruan Gazeta Enigma.

Në Premier League, në mesin e ndeshjeve për të cilat ka interesim të madh publik e medial, është derbi i sotëm mes Liverpool dhe Arsenal, ndeshje kjo e cila është e veçantë për nga rëndësia edhe për faktin se të dy ekipet janë në pjesën e epërme, në pozitat 4 dhe 5 tabelare, dhe pretendojnë të forcojnë akoma më shumë pozicionet për një vend që u siguron pjesëmarrje në ndonjërën nga garat europiane.

Në La Liga Santander, Barcelona është nikoqire e Espanyol, kurse të dielën “mretërit” Madrilen të Realit udhëtojnë te Granada. Ndeshje tejet ineteresante në Spanjë pritet të zhvilloj edhe skuadra e Adan Januzaj, Real Sociedad, e cila kryeson në tabelë, dhe e cila do të ndeshet me Valencian.

Seri A sjellë të shtunën dy ndeshje tejet interesant dhe atraktive për t’u përcjellur, Lazzio – Juvetus dhe Fiorentina – Milan. Në programin e së dielës në serie A janë 5 takime, ndërsa vëmendja është e fokusuar te derbi i javës, Inter – Napoli.

Në Bundesligën Gjermane, Borussia Dortmund logaritet favorite pothuajse e sigurtë kundër Shutgard, pasi fitoren e ka imperativ të vetëm edhe për faktin se pretendon të përfitoj nga ‘gabimi skandaloz’ i së premtes mbrëma nga Bayern Munich e cila pësoi në udhëtim te Augsburg, në hapje të javës së 12-të.

Ligue 1, të shtunën sjellë dy ndeshje, të dyja mjaft interesante, Paris Saint Germain – Nantes dhe Rennes – Monpellier.  Ndeshje interesante të së shtunës pritet të jenë edhe sfidat PSW Eindhoven – Witesse në kamionatin Holandez, dje Istambul – Sivvasspor në programin e kampionatin të Turqisë. Në Turqi, padyshim se me shumë interesim pritet ndeshja e ‘zjarrtë’ Galatasarayy – Beshiktash, e cila është në program të dielën. /Gazeta Enigma/

Related Articles