Kongresmeni demokrat, Ritchie Torres, e ka rikonfirmuar mbështetjen për shtetin e Kosovës, të cilin e ka cilësuar si aleatin më të ngushtë të Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor.
Në një shkrim në X të mërkurën mbrëma, ai postimin e tij e ka shoqëruar edhe me dy fotografi nga takimi i tij i javës së kaluar me presidenten Vjosa Osmani në Washington.
“Shtetet e Bashkuara nuk njohin aleat më të madh në Ballkanin Perëndimor se sa Kosova”, shkroi ai.
Torres njihet si një nga mbështetësit më të zëshëm të.
Tutje, politikani amerikan, fuqishëm i ka përkrahur aspiratat e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
Në disa raste kongresmeni ka reaguar ndaj veprimeve të Serbisë që, sipas tij, rrezikojnë stabilitetin në rajon.