Tragjedia në familjen Xhymshiti në Viti, djali i tyre i mitur u ther me thikë për vdekje nga një 17-vjeçar

Një rast tragjik ka ndodhur të enjten në mbrëmje në një familje në Viti. Djali i tyre i mitur dyshohet se u ther me thikë për vdekje nga një bashkëmoshatar, në rrethana dhe për motive akoma të panjohura. Hetimet tashmë kanë nisur, ndërkohë që rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se kjo ngjarje ka tronditur familjen e të ndjerit nga fshati Lubishtë i Vitisë, kur e morën lajmin për vdekjen e B.Xhymshitit (emër i njohur për redaksinë), i cili fatkeqësisht nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve që mori.

Viktima fillimisht ishte dërguar për trajtim mjekësor në Viti, e më pas është transferuar në Gjilan, por përkundër intervenimeve, ndërroi jetë.

Ajo që dihet deri më tani është se viktima dhe i dyshuari janë të mitur.

Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor që e mori për trajtim e më pas trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.

Hetimet tashmë kanë nisur me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Related Articles