Tragjedia në Bullgari, SC Gjilani e FC Drita telegrame ngushëllimi për familjet e viktimave

Tragjedia në Bullgari, SC Gjilani e FC Drita telegrame ngushëllimi për familjet e viktimave

Dy klubet gjilanase kanë dërguar telegrame ngushëllimi në shenjë solidarizimi e mbështetjeje me familjarët e viktimave të aksiedentit tragjik në Bullgari, shkruan Gazeta Enigma.

Rasti tragjik në Bullgari ku mbetën të vdekur 46 persona nga Maqedonia e Veriut, ka prekur thellë edhe sportistët në përgjithësi. Para derbit të nesërm lokal Gjilani – Drita, dy klubet kanë shprehur ngushëllime duke bashkëndjerë me familjet e viktimave dhe mbarë opinionin.

Në telegramin ngushëllues të SC Gjilani thuhet se në këto momente të rënda, klubi bashkëndjenë dhëmbjen e madhe që ka plakosë të gjithë, ndërsa lutet për shërimin sa më të shpejtë të të lënduarve.

????Telegram ngushëllimi Në këto momente trishtimi dhe pikëllimi të thellë, bashkëndjejmë me familjarët e atyre që humbën…Posted by SC Gjilani on E martë, 23 nëntor 2021

Telegram ngushëllimi për rastin tragjik në shenjë solidarzimi ka dërguar edhe SC Drita nga Gjilani, e cila ndanë dhëmbjen dhe shprehë ngushëllime për familjet e viktimave dhe luten për të mbijetuarit.

Postimi i FC Drita

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

TELEGRAM NGUSHËLLIMI Me pikëllim morëm lajmin për aksidentin tragjik të autobusit nga Maqedonia e Veriut, i cili ndodhi…Posted by Drita FC on E martë, 23 nëntor 2021

Me familjet e viktimave gjatë ditës janë solidarizuar edhe klube tjera si dhe krerë institucional nga Kosova, Rajoni e shumë më gjërë, si dhe qytetarë të shumtë gjithandej… /Gazeta Enighma/

Related Articles