Një rast tragjik ka ndodhur sot pas mesnate në Gjakovë, ku ka humbur jetën një 11-vjeçare pasi ishte djegur një banesë.
Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi.
Elezi ka treguar se rasti ka ndodhur në orën 01:37 në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë.
“Me datë 20.06.2022 rreth orës 01:37, Stacioni Policor-Gjakovë ka pranuar informatë për një zjarr që kishte përfshire një banesë në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë. Patrulla policore ka konfirmuar zjarrin ku ishte duke u djegur një banesë në një bllok banesor. Zjarrfikësit kanë dalë në vend e ngjarjes dhe është bërë evakuimi i banorëve. Në banesën në fjalë pas shuarjes së zjarrit është gjendur trupi i viktimës femër/kosovare lindur në vitin 2011 për të cilën ekipi mjekësore ka konstatuar vdekjen e saj”, ka thënë Elezaj.
Elezaj ka theksuar se njësitet relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit me rekomandimin e të cilët është iniciuar rast “Hetim i Vdekjes” dhe “Zjarrvënie”.
Trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.