Politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq thotë se një ndërhyrje e tretë e Policisë së Kosovës në veri të vendit do të nënkuptonte konflikt.
Rada Trajkoviq ka shkruar në Twitter se “ndërhyrja e parë e forcave speciale të Policisë së Kosovës ka qenë e kontrolluar mirë nga siguria”.
“Në ndërhyrjen e dytë kundër kontrabandës tashmë janë përdorur armë. Ndërhyrja e tretë e mundshme për hir të kapjes së Valaqit dhe Gazivodës do të nënkuptonte konflikt”, ka shkruar Rada.
Sipas saj, Kosova nuk po e kryen detyrën mirë në lidhje me integrimin e veriut.
“Autoritetet e Prishtinës nuk janë në lartësinë e detyrës serioze që të integrojnë veriun dhe të sillen si adoleshentë të varur”, ka shkruar ajo,
Prva intervencija specijalnih snaga @Kosovo_Police na severu povodom tablica bila je dobro bezbedonosno iskontrolisana.
U drugoj intervenciji protiv šverca već je korišćeno bojevo oružje.
Eventualna treća intervencija zarad zauzimanja Valača i Gazivoda značiće sukob. ⤵️— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) October 27, 2021
Presidenti i Serbisë, AleksandarVuçiq dje e ka përmendur datën 6 nëntor kur, sipas tij, Qeveria e Kosovës mund të nisë aksionin për marrje nën kontroll të trafostacionit “Valaq” në afërsi të Zveçanit. Sipas mediave serbe, përmes këtij trafostacioni shpërndahet 85 për qind e rrymës për veriun.
“Këto do të ishin lajme katastrofale dhe të tmerrshme për popullin tonë”, ka deklaruar Vuçiq.
/Gazeta Enigma/