Trajneri Gani Sejdiu për ndeshjen Ballkani – Astana: Skuadrën e Dajës e shohë favorite, me fitore rriten gjasat për kalimin e grupit

Trajneri Gani Sejdiu për ndeshjen Ballkani – Astana: Skuadrën e Dajës e shohë favorite, me fitore rriten gjasat për kalimin e grupit

FC Ballkani e shkroi historinë më 31 gusht ku e eliminoi skuadrën bjelloruse Bate Borisov në play – off the u kualifikua për të dytin vit radhazi në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.

Pas kualifikimit në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës, Ballkani u gjend në një grup mjaft të vështirë, në Grupin C me skuadra si Viktoria Plzen, Dinamo Zagreb dhe Astana. Skuadra të cilat marrin pjesë në garat europiane çdo vit, shkruan Gazeta Enigma.

Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja në ndeshjen e parë ishte e pafatë duke u mposhtur me rezultat 1-0 si mysafir ndaj Viktoria Plzen, përkundër lojës së mirë të treguar.

Më 5 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri”, Ballkani tregoi edhe njëherë se është duke e përfaqësuar Kosovën në garat ndërkombëtare për klube me shumë krenari e dinjitet, skuadra suharekase arriti që ta mposht Dinamo Zagrebin me rezultat 2-0 me një lojë të bukur nën prezencen e më shumë se 10 mijë tifozëve që kishin ardhur nga e gjithë Kosova për t’I përkrahur.

Tani Ballkani, luan përsëri si vendas ndaj skuadrës së njohur nga Kazakistani, FC Astana. Të enjtën nga ora 18:45, skuadra e drejtuar nga trajneri Ilir Daja do të jetë nikoqir i skuadrës që ka dy humbje nga dy ndeshje.

Stadiumi “Fadil Vokrri” pritet përsëri të jetë i mbushur me tifozë nga e gjithë Kosova në mbeshtetje të skuadrës suharekase e cila pritet të jap magji nën dritën e reflektorëve.

Trajneri Ilir Daja në konferencë për media para ndeshjes ndaj Astanës ka thënë se do ta japin maksimumin duke e përfaqësuar sa më mirë kampionatin e Kosovës në garat evropiane.

“Do të japim gjithë energjinë tonë, për të përfaqësuar sa më mirë Ballkanin dhe kampionatin e Kosovës. Po kalojmë një periudhë goxha të mirë, në kampionat dhe Europë. Besoj që është një përjetim i madh në karrierën time si trajner. Ka një gjë të mirë ky përjetim, sepse ndodh javë për javë. Jemi prezantuar mirë në të dyja kahet. Entuziazmi është në nivele optimale. Ta mbajmë sa më gjatë të jetë e mundur, duke pasur edhe fatin me vete”, ka thënë Daja në konferencë për media.

Trajneri i njohur dhe analisti i futbollit, Gani Sejdiu në një bisedë për Gazetën Enigma, ka treguar se ç’ka pret nga Ballkani në ndeshjen e nesërme ndaj Astanës dhe cilat janë gjasat e skuadrës suharekase për kalimin e grupit.

Gani Sejdiu thotë se fitorja e Ballkanit ndaj Dinamo Zagrebit ishte e madhe për shumë arsye dhe do t’i shërbejë për ndeshjet e ardhshme.

Fitorja ndaj Dinamos ishte e madhe dhe shumë e rëndësishme për shumë arsye dhe do t’i shërbejë shumë Ballkanit për vazhdimësi duke besuar se ata edhe në këso raste pas ndeshjeve dhe fitoreve të mëdha kanë ditur t’i menaxhojnë mirë këto situata që dinë me qenë të rrezikshme”, thotë trajneri Gani Sejdiu për Gaztën Enigma.

Trajneri mitrovicas thotë se skuadra nga Kazakistani përkundër që ka ekspriencë ndërkombëtare i mungojnë rezultatet dhe si rezultat i kësaj e sheh Ballkanin favorit në këtë takim.

Astana ka eksperiencë ndërkombëtare, por realisht nuk është si me parë dhe si rezultat i kësaj unë e shohë Ballkanin favorit, sepse sidmos në Prishtinë janë të papërmbajtshëm dhe asnjëherë nuk dalin prej ekuilibrit dhe disiplinës ndaj lojës së kërkuar”, vlerëson Gani Sejdiu.

Sipas Sejdiut, skuadra e Ballkanit është rritur si skuadër dhe është e gatshme që t’i përballojë edhe ndeshjet e mëdha ndërkombëtare.

Ballkani tashme mund të themi se është rritur shumë si skuadër që t’i përballojë ndeshje të tilla dhe sidomos si vendas në mënyrë që ta implementoj mënyrën e njëjtë të lojës me shumë presion, vrapim dhe interpretime të larta taktike dhe teknike ku secili kundërshtarë e ka të vështirë ta përballojë. Në këtë mënyrë e pres Ballkanin nesër të prezantohet, normal që edhe fatin ta këtë në situata të caktuara”, potencon Sejdiu.

Ai thotë se me fitore ndaj Astanës rriten gjasat për Ballkanin që ta kalojë grupin.

“Me një fitore eventuale në takimin e nesërm, gjasat janë optimale për Ballkanin që ta kalojë fazën e grupeve”.

Për Gani Sejdiun meritat për suskeset e Ballkanit i takojnë të gjithë protagonsitëve në klub.

“Për sukseset e Ballkanit meritat i takojnë të gjithë protagonistëve në klub, por stafi në krye me Dajën kanë bërë një punë të shkëlqyer duke ndërtuar një skuadër të fuqishme e cila mban vazhdimësi e që është shumë e vështirë të arrihet dhe mendoj se e kanë një mëritë të veçantë”, thotë ai.

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles