‘Pas përfundimit të ndeshjes Drita – Drenica (1:0) me golin e shënuar në minutën e fundit të takimit, janë deklaruar dy trajnerët, Ardian Nuhiu e TAhir Lushtaku, shkruan Gazeta Enigma.
Goli ishte i rëndësishëm në fund, tha Nuhiu. Më pëlqeu qasja e lojtarëve, ndaj një kundërshtari të fortë.
“Patëm pak hapësira për të depërtuar por nuk u dorëzuam. E kemi kërkuar fitoren vazhdimisht. Duhet t’i menaxhojmë mirë ndeshjet që i kemi para sepse kemi lojë çdo tre ditë. Kemi ndërruar shumë lojtarë realisht dhe futbollistët e rinj është dashur të përshtaten. Sot, skuadra ishte shumë kompakte dhe kërkuese. Më pëlqeu dhe do të vazhdojmë tutje’, deklaroi Nuhiu.
Ndërsa trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku, e pati shumë vështirë të pajtohet me humbjen ndaj Dritës e cila erdhi krejtësisht në minutat e fundit të ndeshjes, duke theksuar se përqëndrimi mungoi te lojtarët.
“Të goli i pranimit ka mundur të evitohet edhe nga portieri por edhe lojtarët, megjithatë po bie përqëndrimi dhe po pësojmë golin.
Megjithatë, lojtarët i përgëzoj për mundin dhe angazhimin, pasi edhe kriza financiare ka ndikuar në gjendjen e futbollistëve, ku gjithë atë mund dhe djersë po e humbim për 2-3 javë dhe për këtë nuk kam koment”, tha Lushtaku.