Trajneri i Ferizajt thotë se lojtarët e tij po e japin maksimumin

Trajneri i Ferizajt thotë se lojtarët e tij po e japin maksimumin

Trajneri i Ferizajt, Arbnor Morina, ka thënë se skuadra e tij po jep më të mirën në fushë, por golat që po i pranojnë po vijnë nga situata të cilat ata po i ushtrojnë gjatë stërvitjeve.

Megjithatë, Morina është ndarë i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve në barazimin 1:1 në udhëtim te Trepça ’89.

“Të gjithë ata që janë prezent në fushë po japin më të mirën. Po na ndodhin gjëra të cilat po i punojmë dhe po pranojmë gola të tillë. Djemtë kanë ngarkesa, por ajo që treguan në fushë është për superlativë dhe i përshëndes lojtarët e mi. Në tri ndeshjet e fundit kemi marrë pesë pikë. Në Gjilan kemi qenë duke udhëhequr. Me Prishtinën ka qenë baras rezultati. Me Dritën përfundoi baras. Nëse e bëjmë një rikapitulim, këta djem kanë merituar më tepër. Këto janë pikët që i kemi ne”, ka thënë ndër të tjera Morina.

Related Articles