Pritjet te pista e kamionëve në pikë-kalimin kufitar mes Kosovës e Serbisë, në Merdarë, janë shtuar ndërsa kolona është zgjatur, si pasojë e procesit të vendosjes së targave të përkohshme.
E ata që po përballen me këto telashe, duan lehtësira. Për dallim prej kamionëve, kësi telashe madhore nuk ka te pjesa e kontrollit të veturave, njofton Klankosova.tv.
Çështja e targave ndikoi edhe tek dogana. Sipas drejtorit Agron Llugaliu, për shkak të bllokimit të pikave kufitare, importi nga Serbia, dy javët e fundit, ra për rreth 10 përqind.