Sot dita e fundit e barrikadave në veri

Sot dita e fundit e barrikadave në veri

Protestuesit serb në Jarinjë, të premten u panë duke rregulluar një prej mjeteve barrikaduese.

Kamioni u bë gati që të shtunën bashkë me mjetet tjera të largohet nga rruga që tash e 12 ditë është e bllokuar, duke pamundësuar lëvizjen deri në pikën kufitare në Jarinjë.

Njëkohësisht me ta do të largohen edhe njësitet speciale të policisë. Pjesëtarët e këtyre forcave, të premten, orarin e patën më të gjatë, me qëllim që të mos ketë nevojë që të ketë ndërrim të policëve edhe të shtunën.

Në ditën e fundit të protestës e cila kaloi qetë, të barrikaduarit kundër masës së reciprocitetit ndaj makinave me targa të Serbisë, u panë të relaksuar, me muhabet, pije e muzikë.

E pjesëtarët e KFOR-it vazhduan patrullimin në vendin ku një ditë më pas do të kenë përgjegjësinë e plotë për garantimin e një ambienti të sigurt e lëvizje të lirë.

Related Articles