Tre persona lëndohen në një aksident trafiku në Sllatinë

Tre persona lëndohen në një aksident trafiku në Sllatinë

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë- Pejë.

Siç konfirmoi policia në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Në orën 10:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Sllatinë). Njësia policore e autostradës ka njoftuar se në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Policia është marrë me aksidentin”, njoftoi policia.

Related Articles