Tre persona mbetën të vrarë dhe dy të plagosur nga sulmi në centralin bërthamor

Tre persona kanë vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur nga sulmi rus mbi termocentralin bërthamor që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, sipas kompanisë shtetërore bërthamore të Ukrainës.

Më herët, Rafael Mariano Grossi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, konfirmoi se asnjë material bërthamor nuk kishte rrjedhur në sulmin ajror.

Ai tha se sulmi nuk preku asnjë nga gjashtë reaktorët e termocentralit, por shkaktoi një zjarr në një objekt trajnimi “afër”. /Gazeta Enigma/.

Related Articles