Tre persona janë arrestuar në Gjilani pasi dyshohen se kanë vjedhur gypa të metalit dhe bakrit në spitalin rajonal të Gjilanit.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të arrestuarit janë një shtetas i Shqipërisë dhe dy shtetas të Kosovës, shkruan Gazeta Enigma.
Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Me 25.04.2022 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga hapësira e jashtme e spitalit persona të dyshuar kanë vjedhur gypa të metalit dhe bakrit. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj (njëri shtetas i Shqipërisë dhe dy shtetas kosovarë). Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./GAZETA ENIGMA/