Tre persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti që përfshiu një kamion dhe një veturë, në fshatin Celinë të Rahovecit, raporton Gazeta Enigma.
Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka njoftuar se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale tre persona janë dërguar për trajtim mjekësor. Njësia e trafikut rajonal është duke trajtuar rastin”, ka thënë Elezaj.