Tre të lënduar nga aksidenti në Komoran, Policia jep detaje

Tre të lënduar nga aksidenti në Komoran, Policia jep detaje

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, saktësisht në fshatin Komoran, njofton Gazeta “Enigma”.

Në lidhje me këtë çështje Gazeta “Enigma” ka kontaktuar me zëdhënësin e Polisisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili ka konfirmuar se sot në Komoran ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë tri mjete në mesin e tyre edhe një autobusë

Si pasojë e këtij aksidenti tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, tha Krasniqi për Gazetën “Enigma”.

“Sot në mëngjes, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Komoran), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident janë përfshirë tri automjete (në mesin e tyre një autobus). Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, deklaroi Krasniqi.

Tutje ai ka njoftuar se njësi përkatëse e policisë është u marrë me rastin.

Gazeta “Enigma” ka kontaktuar edhe me kompaninë Barileva Turist të cilët kanë qenë të përfshirë në këtë aksident.

Nga kjo kompani kanë deklaruar se nuk janë në dije se dikush nga kompania e tyre është përfshirë në ndonjë aksident trafiku.

“Ka mundësi që autobusat tanë janë kapur në ndonjë fotografi e atyre që janë duke udhëtuar nëpër gjithë Evropën”, ka deklaruar Erza nga kjo kompani.

Tutje ajo ka shtuar se “deri më tani nga stafi i terenit nuk ka dalur me ndonjë njoftim se ka ndonjë të lënduar, ose që ka ndodhur ndonjë aksident, ndoshta ka qenë ndonjë prekje e vogël, përndryshe besoj se na kishin lajmëruar”. /Gazeta Enigma/

Related Articles