Sonte janë raportuar tre raste të plagosjeve nga plumba qorr në Prishtinë.
Sipas mjekut kujdestar Ejup Govori, të plagosur nga këta plumba janë një 15-vjeçare, një 26-vjeçar dhe një 36-vjeçar.
Ndërkaq, edhe 11 të tjerë janë lënduar nga mjetet piroteknike.
Viktimat janë jashtë rrezikut për jetën.