Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekaterina Trendafilova ka bërë të ditur se kjo gjykatë mund të shqiptojë edhe dënime me burgim të përjetshëm, raporton Gazeta Enigma.
Ajo këtë e ka bërë të ditur gjatë një diskutimi me shoqërinë civile në Prishtinë, përcjellë Enigma.
“Gjykata mund të shqiptojë dënime me burgim të përjetshëm. Gjykatësit mbështeten në Kodin Penal të Kosovës dhe mund ta marrin në konsideratë” , ka thën ajo.