Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatësja Ekaterina Trendafilova, do të jetë për vizitë edhe sot në Kosovë.
Trendafilova nga ora 14:30 pritet të mbajë një takim me përfaqësues të shoqërisë civile.
E pikërisht në orën kur pritet të nisë takimi i Trendafilovës me përfaqësuesit e shoqërisë civile, Partia Socialdemokrate ka paralajmëruar protestë kundër vizitës së saj në Kosovë.