Treni godet një veturë në Klinë, lëndohet një person

Treni godet një veturë në Klinë, lëndohet një person

Një person ka marrë lëndime trupore në një aksident trafiku i cili ka ndodhur sot në fshatin Dush të Klinës, pasi treni ka goditur një veturë, raporton Gazeta Enigma.

Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë në Komunën e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 12:54 policia është njoftuar se  në fshatin Dush, komuna e Klinës, treni i cili qarkullonte nga Peja për në Prishtinë e ka goditur një veturë me me ç’rast një person ka marrë lëndime dhe i njëjti është dërguar në emergjencës e spitalit për tretman mjekësorë. Në vendngjarje kanë dalur të gjitha njësitë relevante policore për ta shiquar vendin e ngjarjes”, ka thënë Gashi. 

Related Articles