Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismajli, ka njoftuar se janë tri gra shtatzëna pozitive me COVID-19 që po trajtohen dhe se gjendja e tyre është stabile.
Këtë ai e ka konfirmuar përmes një interviste në EkonomiaOnline.
“Në Klinikën e Gjinekologjisë janë tri gra shtatzëna pozitiv me Covid-19 dhe gjendja e tyre është stabile. Gjinekologjia është një lami e cila nuk ka kufizime dhe numri i lindjeve nuk mund të ndalet dhe ka vazhduar me një fluks të rëndomtë”, tha ai.
Ndryshe, ai ka theksuar se është hapur edhe një repart ku gratë me COVID-19 kanë ku ta përfundojnë lindjen e tyre.
“Përveç punëve të rëndomta e kemi hapur një repart për Covid-19 ku gratë shtatzënat kanë ku ta përfundojnë lindjen qoftë normale qoftë me prerje cezariane. Në këtë vit janë mbi 20 lindje me pacientë të cilët kanë qenë Covid-19 pozitiv”.