Tri lagje në Prishtinë nuk do të kenë ujë për 8 orë

Tri lagje në Prishtinë nuk do të kenë ujë për 8 orë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se të dielen gjatë ditës do të realizohen punime teknike në gypin magjistral Badoc – Prishtinë.

Sipas KRU “Prishtina”, realizimi i punimeve të tilla bëhet gjithnjë për funksionim më të mirë të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit.

Ndërsa, gjatë ditës së diele duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 18:00, pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbesin: Lagjja e Spitalit, Mati 1 dhe Bregu i Diellit në Prishtinë.

Ujësjellësi rekomandon që në momentin që uji vjen në kroje, të lihet për të rrjedhur për pak minuta, për shkak që mund të jetë i turbullt, deri në shpëlarjen e linjës./Gazeta Enigma/

Related Articles