Tri raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Polici, raporton Gazeta “Enigma”.
Dy raste janë raportuar të kenë ndodhur në Prishtinë, arrestohet një person.
“Prishtinë / 13.03.2024 – 00:30. Viktima femër/k, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull/k është duke i shkaktuar dhunë psikike. Pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia.
“Prishtinë / 13.03.2024 – 17:40. Është arrestuar i dyshuari /k për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
Rasti i tretë është raportuar në Vushtrri, me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Vushtrri / 12.03.2024 – 10:00. Më 13.03.2024 viktima feme/k, ka raportuar se si pasojë e xhelozisë, bashkëshorti i saj i dyshuari m/k është duke i shkaktuar dhunë fizike dhe psiqike. Pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /GAZETA ENIGMA/